Laboratori i kokainës në Frakull të Fierit, SPAK jep pretencën

Spak shpall pretencën për Samir Rosales Rodriguez, i cili kishte rolin e kimistit që do të ekstratonte kokainën nga laboratori i Frakullës në Fier. Prokurori Adnan Xholi kërkoi dënimin me 14 vjet burgim të Rodrigez dhe i tha gjykatës se autoritetet po presin ekstradimin e të pandehurit. Sipas hetimeve Rodrigez udhëtoi nga Kolumbia drejt Greqisë e më tej në Malin e Zi dhe në Shqipëri. 

Detyra e tij ishte të nxirrte kokainën e përzier në pleh organik, e cila llogaritet sipas SPAK të ishte afro 480 kilogramë.