Këtë të hënë është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare Rexhep Meta, babai i ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Ish-presidenti Meta i ka kërkuar leje SPAK-ut për të qenë i pranishëm në ceremoninë e varrimit të të atit. Sipas burimeve, SPAK e ka miratuar kërkesën, ndërsa Drejtoria e Burgjeve po harton planin e masave për shoqërimin e tij në ceremoninë mortore.










