Një ngjarje e pazakonte është regjistruar sot në Tiranë. Për disa momente në zonën e Rrugës së Elbasanit, pranë Ambasadës Amerikane, është krijuar panik për banorët, ku një kovë është lënë në mes të rrugës.
Pasi u njoftua policia, kjo e fundit bëri edhe verifikimet e saj se çfarë kishte në kovë.
Ajo çka rezultoi gjatë kontrollit ishte befasuese për policinë, pasi brenda kovës kishte fasule.










