Tregu i naftës ka shënuar sërish rritje

Tregu i naftës ka shënuar sërish rritje, ndërsa pasiguria mbi negociatat mes SHBA-së dhe Iranit vijon të ndikojë në bursat ndërkombëtare.Raportohet se bisedimet mes dy vendeve kanë ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi programin bërthamor të Teheranit dhe tensioneve që lidhen me Ngushticën e Hormuzit, një nga pikat më të rëndësishme për kalimin e naftës në botë.

Në tregjet ndërkombëtare, nafta Brent u ngjit në 104.96 dollarë për fuçi, me një rritje prej 2.3%, ndërsa nafta amerikane WTI arriti në 98.08 dollarë për fuçi, ose 1.8% më shumë.

Kjo rritje vjen pasi gjatë së enjtes çmimet kishin pësuar rënie me afro 2%, duke prekur nivelin më të ulët të dy javëve të fundit.