Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndërmarrë një tjetër operacion në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës.
Burime paraprake bëjnë me dije se deri tani është ekzekutuar një urdhër ndalimi ndaj një oficeri të Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Komisariatin e Sarandës, i dyshuar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.
Identiteti i efektivit nuk është bërë ende publik, ndërsa operacioni është ende në zhvillim dhe nuk përjashtohet mundësia e masave të tjera procedurale. Priten detaje zyrtare në vijim nga AMP dhe organi i akuzës.










