Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Fier–Roskovec, në vendin e quajtur Kuman.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Citroen”, me drejtues shtetasin Alfred Satëri, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi Mirjan Gergari.
Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motomjetit ka pësuar lëndime të rënda në trup dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si dhe për disiplinimin e trafikut në zonë.










