Përplasen 3 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të marte në aksin Korçë–Pogradec, në afërsi të fshatit Gështenjas.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në bypass-in Qafë Plloçë–Gështenjas, ku janë përfshirë tre automjete ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë mosrespektimi i sinjalistikës rrugore nga një prej drejtuesve të mjeteve, duke sjellë përplasjen e tyre.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.