Digjet një pjesë e tregut të fruta-perimeve në Lushnjë

Një pjesë e tregut të shitjes me pakicë të fruta perimeve në Lushnje është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit. Mësohet se tregu ishte rikonstruktuar tre vjet më parë.

Si pasojë e flakëve janë djegur mbulesa plastike dhe tezgat e disa tregtarëve ambulantë. Zjarrfikësit e Lushnjes kanë arritur të shuajnë zjarrin për të mos u përhapur në pjesën tjetër të tregut.

Grupi i punës nga emergjencat civile të bashkisë po evidenton dhe regjistrin dëmet, ndërsa ende nuk dihet akoma nëse zjarri ishte aksidental apo i qëllimshëm.