I merr a*mën efektivit dhe e pl*gos gjatë shoqërimit nga Fieri ne Kucove, arrestohet 45-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kuçovë, ku një 45-vjeçar i shoqëruar nga policia ka plagosur me armën e shërbimit një efektiv policie.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 19:00, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë po transportonin nga Komisariati i Fierit drejt Kuçovës shtetasin Z. S., 45 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Gjatë shoqërimit, 45-vjeçari është konfliktuar me punonjësin e Policisë A.T., 20 vjeç, duke i marrë armën e shërbimit dhe duke e plagosur. Patrulla e Policisë ka ndërhyrë menjëherë, duke neutralizuar autorin dhe duke i rimarrë armën.

Efektivi i plagosur është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit fizik ndaj 45-vjeçarit u gjet e fshehur në trup edhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar kokainë.

Ndërkohë, grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe verifikimin e procedurave të ndjekura gjatë shoqërimit.