Gjykata e Fierit rrëzon padinë e “Bankers Petroleum” ndaj Sindikatës


Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka rrëzuar padinë e paraqitur nga shoqëria “Bankers Petroleum Albania”, e cila synonte shpalljen e pavlefshme të mosdhënies së pëlqimit nga Sindikata për shkarkimin e një anëtari të Kryesisë së saj, njëkohësisht punonjës i kompanisë.

Vendimi i gjykatës vjen në vijim të një sërë çështjesh të ngjashme, ku paditë e ngritura nga kompania kundër Sindikatës janë rrëzuar, duke përforcuar rolin dhe të drejtat e organizimit sindikal në mbrojtje të punonjësve.

Sindikata e ka cilësuar këtë vendimmarrje si një tjetër fitore ligjore, duke theksuar se do të vijojë angazhimin për mbrojtjen e interesave të punonjësve, për paga më të mira, kushte dinjitoze pune dhe rritje të mirëqenies sociale.