Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy fëmijëve është regjistruar pasditen e kësaj të diele në lagjen nr. 15 në Durrës.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 14:20, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka përplasur tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa fëmija tjetër ndodhet në gjendje të rëndë dhe po transportohet drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.










