Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 16:45 në zonën e Urës së Çerkezës, ku janë përfshirë dy automjete.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti i drejtuar nga shtetasja A. P. është përplasur me një tjetër mjet, që drejtohej nga shtetasi Q. T., rreth 42 vjeç.
Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit tjetër ka humbur jetën në vendngjarje.
Ndërkohë, drejtuesja A. P. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.










