Dy aksidente rrugore janë regjistruar në qarkun e Vlorës, ku kanë mbetur të lënduar një çiklist dhe një punonjës policie.
Sipas policisë, shtetasi E. L., 23 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin në segmentin Novoselë–Fitore, ka aksidentuar një shtetas që lëvizte me biçikletë. I dëmtuari mori ndihmë mjekësore në spital dhe më pas u largua në banesë.
Ndërkohë, në aksin Palasë–Dhërmi, në rrethrrotullimin e Drimadhës, një 21-vjeçar nga Tirana humbi kontrollin e automjetit, duke përplasur fillimisht një mjet të parkuar dhe më pas një punonjës policie.
Si pasojë e aksidentit, efektivi i policisë ka pësuar dëmtime të lehta. Materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.










