Dalja e prodhimeve vendase ul çmimet e perimeve në treg

Rritja e prodhimit vendas ka sjellë ulje të çmimeve të perimeve në tregun e Myzeqesë. Tregtarët thonë se shtimi i produkteve të stinës nga fermerët vendas ka ndikuar drejtpërdrejt në rënien e çmimeve, duke u dhënë konsumatorëve më shumë mundësi zgjedhjeje.

Sot, një kilogram domate në treg është shitur nga 50 deri në 100 lekë, ndërsa në disa raste ka shkuar deri në 130 lekë/kg, në varësi të cilësisë.

Aktualisht, çmimet e produkteve vendase paraqiten si më poshtë:

  • Domate: 50–100 lekë/kg (deri në 130 lekë)
  • Trangull: 30–40 lekë/kg
  • Mashurka: 220–240 lekë/kg
  • Spec: 130–150 lekë/kg
  • Patëllxhan: 130–160 lekë/kg
  • Spinaq: 70–80 lekë/kg
  • Sallatë: 30–50 lekë/kg
  • Patate: 30–50 lekë/kg
  • Brokoli: 70–80 lekë/kg
  • Lulelakër: 60–80 lekë/kg
  • Kunguj: 30–40 lekë/kg
  • Qepë e njomë: 110–130 lekë/kg
  • Hudhër e njomë: 90–120 lekë/kg

Fermerët shprehen optimistë për vijimin e sezonit, ndërsa konsumatorët përfitojnë nga çmimet më të ulëta të produkteve të freskëta vendase.