Fier/ Procedohen dy të rinj, njëri me krehër a*me me fish*kë në makinë, tjetri me sirenë të ngjashme me të Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedim penal ndaj dy shtetasve.

Bëhet fjalë për L. N., 21 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte iu gjet dhe sekuestrua një krehër arme zjarri me disa fishekë.

Gjithashtu, procedim penal nisi edhe për A. H., 19 vjeç, banues në Fier, pasi në automjetin që drejtonte iu gjet një sirenë e ngjashme me atë të Policisë.

Ndërkohë, lidhur me një automjet të shpallur në kërkim që dyshohej se ishte vjedhur gjatë natës në fshatin Ferras, Divjakë, policia njofton se mjeti është gjetur nga shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë-Krujë, i aksidentuar dhe i braktisur.

Po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.