Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier kanë shpallur në kërkim shtetasin E. M., 63 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas policisë, ai dyshohet se përmes mashtrimit ka shitur të njëjtin apartament në Fier tek dy persona të ndryshëm, në periudha të ndryshme kohore.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.










