Dy automjete janë përplasur brenda tunelit të Llogorasë, duke sjellë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në këtë segment rrugor.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar. Si pasojë e përplasjes, një prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur lehtë dhe është transportuar në spitalin e Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur Policia Rrugore, e cila po menaxhon situatën, po kryen ekspertizën për zbardhjen e rrethanave dhe po punon për normalizimin e qarkullimit në tunel.










