Policia e Fierit ka dhënë detaje të reja lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor Lushnjë-Fier, ku mbeti i plagosur një 28-vjeçar.
Sipas uniformave blu, specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” shtetasin Z. H., 50 vjeç, banues në Lushnjë.
Nga hetimet paraprake rezulton se 50-vjeçari drejtonte automjetin që u përplas me motomjetin që drejtohej nga A. T., 28 vjeç, banues në Vlorë.
I riu vijon të marrë mjekim në Spitalin e Traumës.










