Në Lushnjë, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan shtetasin A. L., 33 vjeç, banues në qytet, pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Po ashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për B. B., 49 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar se i ka vjedhur një shumë parash një shtetasi në banesën e tij.
Ndërkohë, procedim penal nisi edhe për G. Xh., 57 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Kjo e fundit është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Në Roskovec, specialistët arrestuan R. D., 46 vjeç, banues në qytet, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila gjithashtu është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Po në Roskovec, u arrestua edhe R. B., 35 vjeç, banues në fshatin Vidhishtë, i dyshuar për përndjekjen e ish-bashkëjetueses së tij, e cila kishte urdhër mbrojtjeje ndaj tij.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.










