28- vjeçarja e huaj gjendjet e pajetë në një apartament me qira ditore

Një 28-vjeçare e huaj është gjetur pa shenja jete në një apartament të marrë me qira ditore në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, viktima është identifikuar me inicialet R.T. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshimet e para janë se e reja ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Rasti është referuar në Prokurorinë e Tiranës, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.