Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin E. Xh., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasit:
-O. T., 42 vjeç, banues në fshatin Darëzezë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje;
-M. Z., 34 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. M., 48 vjeç, banues në Kuçovë, pasi shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike Kokainë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.










