Del nga rruga në autostradë, 39-vjeçari humb jetën, një i plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë orëve të natës në aksin “Tiranë-Durrës”, ku një automjet ka dalë nga rruga, duke shkaktuar humbjen e jetës së drejtuesit.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 23:50 të datës 20 prill 2026, mjeti që drejtohej nga shtetasi S. C., 39 vjeç, doli nga rruga në rrethana ende të paqarta.

Si pasojë e përplasjes, 39-vjeçari humbi jetën, ndërsa pasagjeri që ndodhej në automjet, shtetasi V. C., 29 vjeç, mbeti i plagosur dhe po merr trajtim mjekësor.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.