Një telefonatë këtë të mërkurë në sallën operative ka mobilizuar autoritetet në Tiranë. Mësohet se telefonata ka informuar se në një makinë tek Prokuroria e Përgjithshme mund të ketë lëndë plasëse.
Menjëherë pas marrjes së telefonatës, policia ka shkuar në vendngjarje. Pas kqyrjes dhe hetimeve në vendngjarje ka rezultuar se alarmi ka qenë fals.










