8 persona janë shtruar në spital me lëndime për shkak të zjarrit që përfshiu një pallat pranë QSUT të martën pasdite.
7 prej tyre janë dërguar në QSUT me asfiksi nga tymi dhe 1 zjarrfikës tek trauma me lëndim të këmbës.
Zjarri që përfshiu fasadën e pallatit vijon prej më shumë se 3 orësh. 8 Zjarrfikëse, 6 nga emergjencat dhe 50 persona që përfshijnë ushtrinë, emergjencat civile etj., janë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Gjithashtu edhe 2 Helikopterë Cougar janë vënë në punë me misione nga ajri për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë që 4 autoambulanca janë në gatishmëri për t’ju ardhur në ndihmë banorëve apo zjarrfikëse që mund të kenë probleme me asfiksinë.










