SPAK çon për gjykim zyrtarët e Bashkisë Divjakë për tendera me vlerë 1 milion euro

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) një dosje ndaj disa zyrtarëve të Bashkisë Divjakë.

Të pandehur në këtë çështje janë marrë Dorjan Spaho, Sara Xhepa (Doko), Rokled Malko, Fatos Veliu, Vojsava Leccini dhe Elbareta Nishica, e cila ushtronte detyrën e drejtoreshës së Planifikimit të Zhvillimit të Territorit.

Ndaj tyre rëndon akuza për “shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim.

Sipas hetimeve, çështja lidhet me tre procedura tenderimi të zhvilluara nga Bashkia Divjakë, me një vlerë totale rreth 1 milion euro. Hetimi ka nisur si pjesë e një fraksioni të një dosjeje tjetër, e cila vijon të jetë nën verifikim nga SPAK.