Fier dhe Lushnjë/ Procedime penale për disa shtetas, zjarrvënie dhe vepra të tjera kr*minale

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka referuar materialet në Prokurori për disa raste të ndryshme penale të evidentuara në Fier dhe Lushnjë.

Në Fier, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit kanë referuar materialet dhe kanë nisur procedimin penal për shtetasin A. T., 35 vjeç, banues në fshatin Radostinë, i cili dyshohet se në gjendje të dehur është futur në oborrin e banesës së një shtetaseje. Gjithashtu, është proceduar edhe shtetasi M. T., 41 vjeç, për kryerjen e punimeve pa leje.

Po ashtu, këta specialistë kanë referuar materialet në Prokurori për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, pasi në fshatin Radostinë-Fasko është djegur një sipërfaqe toke. Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

Në Lushnjë, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal për shtetasin S. D., 40 vjeç, banues në Tepelenë, i cili dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grushte një shtetas.

Gjithashtu, është kapur shtetasi D. B., 40 vjeç, banues në Dimal, i shpallur në kërkim si i dyshuar për vjedhjen e një vegle muzikore. Pas konsultimit me prokurorin, është vendosur që ai të procedohet në gjendje të lirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.