Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shoqëruan shtetasin P. L., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Gjithashtu, në momentin e shoqërimit, ky shtetas ka hedhur anës rrugës një qese të vogël me lëndë narkotike kanabis. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan shtetasin P. L., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Dhunë në familje”.
Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. Ç., 43 vjeç, banues në fshatin Fermë Çlirim, pasi nga kontrolli fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasit:
• M. Sh., 32 vjeç, banues në fshatin Zhelizhan, Lushnjë, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur;
• B. S., 52 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përplasur me një automjet me drejtuese shtetasen Sh. Gj., 27 vjeçe, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.










