Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, deputeti i Partisë Socialiste në Mallakastër, KLEVIS JAHAJ, ka ndarë një mesazh urimi dhe mirënjohjeje për prindërit e tij, të cilët janë mësues dhe kanë edukuar breza të tërë nxënësish në Mallakastër.
Në mesazhin e tij, Jahaj shprehet se është rritur duke parë nga afër përkushtimin dhe sakrificat që kërkon profesioni i mësuesit, duke theksuar se si djali i dy prindërve mësues ka pasur mundësinë të kuptojë vlerën dhe rëndësinë e këtij profesioni fisnik.
Ai thekson se mësuesit, me durim, përkushtim dhe dashuri për dijen, kanë ndërtuar breza të tërë dhe kanë lënë një ndikim të madh në shoqëri.
Deputeti shpreh gjithashtu krenarinë dhe mirënjohjen për prindërit e tij dhe për të gjithë mësuesit që vazhdojnë çdo ditë të ndezin dritën e dijes tek brezat e rinj.








