Arrestime dhe procedime penale në Fier, Lushnjë dhe Roskovec

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier:
-arrestuan shtetasin E. R., 57 vjeç, banues në fshatin Çinar, Lushnjë, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin J. M., 63 vjeç. Nga aksidenti u dëmtua lehtë shtetasi J. M..
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit M. Sh., 42 vjeç, dhe L. H., 43 vjeç, sepse pas aksidentit, së bashku me shtetasin E. R., janë konfliktuar me shtetasin J. M. dhe pasagjerin në automjetin e tij.

Po nga këta specialistë u arrestua shtetasi S. H., 37 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec arrestuan shtetasin H. Xh., 29 vjeç, banues në Roskovec, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. K., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. M., banues në fshatin Kreshpan, Fier, pasi ka pushtuar një sipërfaqe toke në pronësi të vëllait të tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.