Deputeti i PS ,Ramion Kurti kunder akuzave te Luan Bacit per permbytjet ne FIER

Deputeti i qarkut Fier, Ramion Kurti, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj deklaratave të deputetit të Partisë Demokratike, Fier Luan Baçi, lidhur me situatën e një boegtori të prekur nga përmbytjet ne Daullas

Në reagimin e tij, Kurti kritikon përdorimin e fatkeqësive natyrore për qëllime politike, duke e cilësuar këtë si një praktikë të përsëritur.


Postimi i Plote i Deputetit te PS Fier Ramion Kurtit

𝐏𝐚𝐬𝐢 𝐝𝐨𝐥𝐢 𝐝𝐢𝐞𝐥𝐥𝐢, 𝐩𝐚𝐬𝐢 𝐡𝐞𝐧𝐠𝐫𝐢 𝐆𝐞𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐕𝐢𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐑𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐣𝐚𝐯𝐞𝐧, 𝐮 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐮𝐚 𝐋𝐮𝐚𝐧𝐢…..

U kujtua të bëjë politikë mbi fatkeqësinë, një praktikë që ju e keni kthyer në zakon.

Por këtu ka vetëm dy shpjegime: ose kështu të ka mësuar Gazment Bardhi — një model që koha e ka treguar qartë se nuk është format i suksesshëm për t’u ndjekur, ose po përpiqesh të shfaqesh si “faktor”, në një moment kur ndjen se partia po të rrëshqet nga duart.

📌 Në të dyja rastet, Luan, faktet nuk ndryshojnë.
Familjes në fjalë i janë ofruar të gjitha ndihmat e nevojshme, përfshirë asistencën në terren dhe zhvendosjen për sigurinë e tyre, por kjo ofertë nuk është pranuar nga vetë familja.
Personi Xhevdet Murati është njoftuar paraprakisht, përpara se uji të dilte në parcela, nga institucionet përkatëse dhe është mbështetur që nga fillimi e deri më sot me ushqim për bagëtinë dhe asistencë të vazhdueshme sipas nevojave të situatës.

Pretendimi se kjo familje është lënë pa ndihmë nuk është i vërtetë; përkundrazi, bëhet fjalë për një shtrembërim të hapur të realitetit.
Kjo është e vërteta e dokumentuar.📄✔️

𝐏𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐚, 𝐋𝐮𝐚𝐧, 𝐧𝐮𝐤 𝐛𝐞𝐡𝐞𝐭 𝐝𝐮𝐤𝐞 𝐝𝐞𝐟𝐨𝐫𝐦𝐮𝐚𝐫 𝐭𝐞 𝐯𝐞𝐫𝐭𝐞𝐭𝐞𝐧, 𝐩𝐨𝐫 𝐝𝐮𝐤𝐞 𝐞 𝐭𝐡𝐞𝐧𝐞 𝐚𝐭𝐞, 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐮𝐫 𝐧𝐮𝐤 𝐭𝐞 𝐥𝐞𝐯𝐞𝐫𝐝𝐢𝐬.✋️

© NeoAlb