Sinoptikanët paralajmërojnë se rreziku i përmbytjeve vijon të mbetet i lartë në disa zona të vendit, si pasojë e prurjeve të shtuara në lumenj dhe tokave të ngopura me ujë nga reshjet e ditëve të fundit.
Ndërkohë, moti pritet të pësojë një kthesë të ndjeshme, pasi termometri do të shënojë vlera nën zero gradë, kryesisht gjatë orëve të natës dhe mëngjesit. Temperaturat e ulëta pritet të sjellin ngrica, duke rritur rrezikun për bujqësinë, veçanërisht për kulturat në sera dhe ato në fazë prodhimi.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe fermerëve të tregojnë kujdes të shtuar, të ndjekin njoftimet zyrtare të strukturave të emergjencave civile dhe të marrin masa parandaluese për minimizimin e dëmeve të mundshme










