Si pasojë e motit të përkeqësuar, janë regjistruar dy bllokime rrugësh në aksin Gjirokastër–Tepelenë, konkretisht në kryqëzimin e Urës së Leklit dhe në zonën e njohur si Shkalla e Zezë.
Bllokimet janë shkaktuar nga rrëshqitjet e dherave, të cilat kanë penguar qarkullimin normal të automjeteve. Ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin e materialeve inerte dhe zhbllokimin e plotë të të dyja korsive.
Aktualisht, qarkullimi po vijon me vështirësi dhe vetëm në një korsi, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve rrugore.










