Dollari amerikan sikurse edhe një ditë më parë ka vijuar edhe këtë mëngjes një trend zbritës duke shënuar sërish rënie teksa është blerë sot me 82.5 lekë dhe është shitur me 83.7 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të vlerës duke u blerë sot me 96.2 lekë dhe duke u shitur me 97 lekë në raport me ditën e djeshme.
Franga zvicerane sërish edhe sot ka pasur një rritje të lehtë të vlerës por pa ndonjë ndryshim të konsiderueshme nga dita e mërkurë duke u blerë sot me 102.7 lekë dhe duke u shitur me 103.8 lekë.
Paundi britanik nuk ka regjistruar lëvizje të ndejshme të vlerës këtë të enjte duke u blerë sot në raport me dje me 109 lekë dhe duke u shitur me 110.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.











