Ballina Shqiperia ime Qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë pas daljes së lumit Ishëm

Qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë pas daljes së lumit Ishëm

Qindra hektarë tokë bujqësore të mbjella me kultura të ndryshme janë përmbytur mëngjesin e sotëm në fshatin Murqinë të Krujës, pasi lumi Ishëm ka dalë nga shtrati si pasojë e reshjeve të dendura gjatë 24 orëve të fundit.

Lagjja fundore e fshatit, që lidh zonën me pjesën tjetër të territorit, është aktualisht e izoluar. Rruga është mbuluar nga uji, i cili në disa pika arrin deri në 40 cm, duke e bërë të kalueshme vetëm me mjete të larta.

Deri tani nuk raportohet për problematika të tjera në banesa apo në infrastrukturë, por situata mbetet e paqëndrueshme. Nëse reshjet vijojnë me intensitet dhe prurjet e lumit nga Tirana rriten, ekziston mundësia që gjendja të përkeqësohet.