Partia Demokratike do të zhvillojë të hënën një protestë para godinës së Kryeministrisë, duke shënuar nisjen e aksionit të ri opozitar. Siç ka bërë të ditur kryedemokrati Sali Berisha, protestat do të jenë të përjavshme dhe synojnë intensifikimin e presionit politik ndaj qeverisë.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga punimet për çlirimin e hapësirave publike, duke theksuar se “s’ka pushim” në këtë proces.
Kjo është protesta e parë e PD-së pas zgjedhjeve vendore të 11 majit.











