Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka njoftuar hapjen e linjës së re ajrore Tiranë–Heraklion, që i shtohet familjes së destinacioneve të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”. ✈️
Kjo linjë e re krijon një urë të re lidhjeje mes Shqipërisë dhe Kretës, duke i shërbyer mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë në ishullin grek, si edhe duke sjellë më shumë turistë drejt vendit tonë.
Me këtë zhvillim, Aeroporti i Tiranës (TIA) shënon një tjetër hap përpara në zgjerimin e rrjetit të tij të fluturimeve, duke arritur në 118 destinacione aktive dhe duke synuar një rekord historik prej 12 milionë pasagjerësh gjatë këtij viti.











