Ballina Aktualitet Rama: Nisim indeksimin e pagave në shtet. Ja kush preket

Rama: Nisim indeksimin e pagave në shtet. Ja kush preket

Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin e mirë për fillimin e indeksimit të pagave të punonjësve në shtet, praktikë që deri tani ndiqej vetëm për pensionistët.

“Fillimi i indeksimi i pagave për sektorin publik, qoftë në nivel qendror dhe vendor. Politikë e re pagash që e kombinuar me rritjen e përgjithshme, i shton gati 100 ml euro që në vitin e parë shumës që mandati i 4 do të vërë në dispozicion të rritjes së fuqisë blerëse të të gjithë”, tha ai.