Ballina Shqiperia ime Fier/Pengoi lëvizjen me automjetin që parkoi në mënyrë të parregullt, procedohet penalisht...

Fier/Pengoi lëvizjen me automjetin që parkoi në mënyrë të parregullt, procedohet penalisht 39-vjeçari.

Bllokohet automjeti.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier, gjatë kontrolleve me objektiv konstatimin e rasteve të parkimeve të gabuara të mjeteve, që bëhen shkak për pengimin e qarkullimit, evidentuan në lagjen “29 Nëntori”, një tjetër rast të tillë.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin J. H., 39 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. 

Gjithashtu, u bllokua automjeti që drejtonte ky shtetas.

Materialet procedurale për të dyja rastet iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.