Ballina Shqiperia ime Aktorja Delinda Disha ka zyrtarizuar kandidaturën e saj të pavarur për postin...

Aktorja Delinda Disha ka zyrtarizuar kandidaturën e saj të pavarur për postin e kryetares së Bashkisë Tepelenë

Screenshot

Moderatorja, aktorja dhe moderatorja e njohur Delinda Zhupa Disha ka bërë publike kandidaturën e saj si kandidate e pavarur për kryetare të Bashkisë Tepelenë. Lajmin ajo e ndau me ndjekësit në rrjetet sociale, duke shprehur entuziazmin për këtë hap të ri në jetën e saj profesionale dhe personale.

“Jam shumë e lumtur të ndaj me ju këtë vendim si kandidate e pavarur për kryetare të Bashkisë Tepelenë,” shkruan ajo në njoftimin e saj.

Vendimi i Delindës për t’u angazhuar në politikë vjen pas një periudhe të tensionuar në marrëdhëniet me televizionin MCN, ku ishte e angazhuar si moderatore.