Ballina Shqiperia ime Fier – Arrestime për dh*në në familje, aksidente rrugore dhe shkelje ekonomike

Fier – Arrestime për dh*në në familje, aksidente rrugore dhe shkelje ekonomike

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin H. D., 43 vjeç, banues në fshatin Peshtan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 45 vjeç, banues në Fier, pasi dje, në fshatin Zharrëz, motomjeti që drejtonte, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasja L. N., 46 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar 45-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. S., 57 vjeç, banues në Librazhd, pasi dje, në fshatin Thanasaj, automjeti që drejtonte është përplasur me një motomjet. Si pasojë është dëmtuar një 11-vjeçar, pasagjer në motomjet, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. Ç., 35 vjeç, banues në Fier, pasi nga verifikimet rezultoi se aktiviteti ekonomik që administronte, nuk ishte fiskalizuar dhe as licencuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.