Ballina Shqiperia ime Paradite është President, pasdite punon mjek”, Bardhi: Begaj rezulton i punësuar në...

Paradite është President, pasdite punon mjek”, Bardhi: Begaj rezulton i punësuar në një klinikë private mjekësore

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se Presidenti i Republikës Bajram Begaj përveç detyrës së tij si kreu i Shtetit rezulton i punësuar në një klinikë mjekësore private.

Ai u shpreh se Begaj punon “paradite si President dhe pasdite si mjek”.

Bardhi theksoi ndalimin ligjor për Presidentin e Republikës që të ushtrojë detyra të tjera veç asaj të Kreut të Shtetit.