Në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor në Fier është prezantuar sot drejtuesi i ri i këtij institucioni, Alban Toska, i cili zëvendëson në këtë detyrë Themion Milen, që e ka drejtuar këtë strukturë për gati një vit.
Alban Toska vjen në krye të Shërbimit të Transportit Rrugor pas një përvoje në disa poste drejtuese, mes të cilave në Agjencinë e Mjedisit, si dhe për disa vite ka shërbyer si zëvendësdrejtor i Spitalit të Fierit.
Ndryshimi në drejtimin e këtij institucioni është pjesë e ristrukturimeve të paralajmëruara në administratën vendore pas zgjedhjeve të 11 majit, ndërsa pritet që lëvizje të tjera të ndodhin edhe në institucione të tjera të varësisë së ministrive në vijim.