Ballina Aktualitet Presidentja e Komisionit Europian nis takimin me presidentin Begaj

Presidentja e Komisionit Europian nis takimin me presidentin Begaj

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Shqipëri, në kuadër të Forumit të Investimeve EU-WB6. Zyrtarja e lartë nisi turin e takimeve si fillim me presidentin Bajram Begaj. Ishte Begaj që priti në hyrje të Presidencës Presidenten e Komisionit Europian.

AGJENDA
Sakaq, ceremonia zyrtare e mirëseardhjes do të zhvillohet në orën 09:50 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku Presidentja e KE-së do të pritet me nderime shtetërore.

Pas ceremonisë, në orën 10:00, do të mbahet një takim kokë më kokë mes Kryeministrit Rama dhe Presidentes von der Leyen, i cili do të pasohet nga një takim bilateral mes dy delegacioneve respektive.

Vizita do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp, që do të mbahet në orën 11:15 në ambientet e Kryeministrisë.

Vizita e Presidentes së Komisionit Europian në Tiranë vjen në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe për thellimin e bashkëpunimit mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu ajo do të takohet edhe me Presidentin Bajram Begaj, në një takim që pritet të mbahet në orën 9:15 në ambientet e Presidencës.