Ballina Shqiperia ime 2200 abonentë përfitojnë nga skema e re e OSHEE, 74% shlyejnë menjëherë...

2200 abonentë përfitojnë nga skema e re e OSHEE, 74% shlyejnë menjëherë detyrimet

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka bërë të ditur se 2200 abonentë kanë përfituar nga skema e re e aktmarrëveshjes së pagesës së detyrimeve me këste, e miratuar së fundmi nga OSHEE Group.

Sipas Ballukut, 74% e qytetarëve përfitues kanë zgjedhur të shlyejnë menjëherë borxhin e prapambetur, duke përfituar reduktim të kamatëvonesës nga 50 deri në 100%.

“OSHEE pranë qytetarëve, lehtësime dhe mbështetje”, shkruan ministrja, duke theksuar se kjo nismë synon t’u krijojë lehtësi familjeve dhe bizneseve që kanë pasur vështirësi në pagesën e energjisë elektrike.

Skema pritet të zgjerohet edhe në muajt në vijim, me qëllim që më shumë abonentë të përfitojnë nga lehtësimet financiare të ofruara nga OSHEE.