Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se një dron rus ka depërtuar 10 kilometra në territorin rumun dhe ka vepruar për rreth 50 minuta në hapësirën ajrore të NATO-s.
“Rumania ngriti avionë luftarakë për shkak të një droni rus në hapësirën e saj ajrore. Sipas të dhënave aktuale, droni depërtoi rreth 10 km në territorin rumun dhe operoi në hapësirën ajrore të NATO-s për rreth 50 minuta”, deklaroi Zelensky.
Në të njëjtën kohë, edhe Polonia u përgjigj ushtarakisht ndaj kërcënimit të dronëve sulmues rusë, duke rritur nivelin e gatishmërisë.
Kreu i shtetit ukrainas shtoi gjithashtu se, sipas raporteve të para, Rusia kishte përdorur hapësirën ajrore bjelloruse më 13 shtator për të lëshuar dronë drejt rajonit ukrainas të Volynit, duke e zgjeruar edhe më tej zonën e kërcënimit.