Parlamenti ka rifilluar punimet pas zgjedhjeve të 11 majit, duke zhvilluar pasditen e sotme seancën e dytë plenare në orën 17:00, ku u krye betimi i deputetëve të rinj.
Nga 140 deputetët e zgjedhur, 138 bënë betimin, ndërsa dy prej tyre, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, zgjodhën të heqin dorë nga mandati parlamentar.Ata do të zëvendësohen nga Osman Teta dhe Meri Markiçi. Teta ka qenë i treti në listën e mbyllur të PSD-së, ndërsa Markiçi ka siguruar mandatin si gruaja më e votuar, me 614 vota.
Milva Ekonomi, gjatë seancës, bëri publik zyrtarisht informacionin për dorëheqjet, duke lexuar raportin përkatës për të dy deputetët.