Ballina Aktualitet Rama ulet mes deputeteve në Kuvend, shume prane Berishës ,dhe e vëzhgon...

Rama ulet mes deputeteve në Kuvend, shume prane Berishës ,dhe e vëzhgon gjatë seancës

Kryeministri Edi Rama u rikthye pas disa ditësh mungesë në seancën e fundit plenare të Kuvendit, por këtë herë jo në poltronin e tij qeveritar, por mes deputetëve. Për rastësi, ai ishte ulur pranë kryedemokratit Sali Berisha, duke tërhequr vëmendjen e kamerave. Në një moment, Rama u filmua duke e vëzhguar me vëmendje Berishën, skenë që nuk i shpëtoi syrit të mediave.

Më herët gjatë ditës, kreu i qeverisë ishte takuar me presidentin Bajram Begaj për të mandatuar kabinetin e ri qeveritar, në kuadër të nisjes së sesionit parlamentar.

Seanca përfundoi me tensione, pasi mazhoranca miratoi ngritjen e komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve, vendim që u kundërshtua ashpër nga opozita.