Ballina Shqiperia ime Belinda Balluku prezanton ekipin e ri të administratorëve në Bashkinë e Lushnjes

Belinda Balluku prezanton ekipin e ri të administratorëve në Bashkinë e Lushnjes

Zëvendëskryeministrja dhe njeherazi Ministre Infrastruktures dhe Energjitikes Belinda Balluku, së bashku me deputetët socialistë të Lushnjes, Petrit Malaj dhe Kryebashkiaken Eriselda Sefa, prezantoi ekipin e ri të administratorëve të Bashkisë.

Gjatë fjalës së saj, Balluku theksoi rëndësinë e angazhimit të administratorëve në terren, me fokus tek shërbimi ndaj qytetarëve dhe adresimi i problematikave të tyre.

Ajo nënvizoi se çdo cep i territorit të bashkisë do të marrë vëmendjen e duhur, me qëllim ofrimin e një shërbimi sa më cilësor dhe më pranë komunitetit.