Ballina Shqiperia ime Shkaktoi aksidentin me dy viktima në aksin Fier-Vlorë, arrestohet 28-vjeçarja italiane

Shkaktoi aksidentin me dy viktima në aksin Fier-Vlorë, arrestohet 28-vjeçarja italiane

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasen italiane A. T., 28 vjeçe, banuese në Napoli, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin në afërsi të vendit të quajtur “Kripa”, në autostradën “100 Vjetori”, është përplasur me një kamionçinë tip “Benz”. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i kamionçinës, shtetasi F. H., 63 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital edhe pasagjeri në këtë mjet, shtetasi D. M., 47 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.