Ballina Shqiperia ime Shkaktoi aksidentin ku mbetën viktimë dy motrat Dhimaku/ Gjykata e Sarandës lë...

Shkaktoi aksidentin ku mbetën viktimë dy motrat Dhimaku/ Gjykata e Sarandës lë në burg Kevi Norrën

Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Kevin Norra, 23 vjeç, i akuzuar për aksidentin tragjik ku humbën jetën dy motrat Dhimaku, pasi u konstatua në gjendje të dehur pas përplasjes.

Gjatë seancës gjyqësore, prokurorja e çështjes, Besjana Sadikaj, kërkoi vendosjen e masës së arrestit me burg për të riun, kërkesë e cila u pranua nga trupa gjykuese.Ngjarja që tronditi opinionin publik ndodhi disa ditë më parë në Sarandë dhe rezultoi fatale për dy të rejat, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar të gjitha rrethanat e aksidentit.